Privatësia e të dhënave

Deklaratë private e Xtelecom. Angazhimi jonë I Xtelecom është që tju ofrojmë shërbime kualitative. Si pjesë e këtij angazhimi, ne mbledhim informacione për përdoruesit tanë dhe vizitorët e Web faqes me qëllim që tju shërbejmë më mirë. Përshkak se ne e kuptojmë se privatësia u është me rëndësi, privatësia juaj poashtu është e rëndësishme edhe për ne. Pa marë parasyshë faktin se blini prej shitores tonë apo nëpërmjet Internetit, Mund të jeni të sigurtë që e respektojmë besueshmërinë e të dhënave personale të cilat ju identifikojnë dhe me këto të dhëna veprojmë në mënyrë të përgjegjshme. Siç është përshkruar në këtë deklaratë për privatësinë, ne nuk japim autorizim për shitjen apo dhënien e të dhënave personale tuaj personave tjerë për qëllimet e tyre të biznesit. Me përdorimin e web faqes sonë ju pranoni praktikën që është shkruajtur në këtë deklaratë privatësie. Ne herë pas herë mund të ndryshojmë apo të shtojmë diçka në këtë deklaratë. Kur kjo do të ndodhë, do të shpallim deklaratën e korrigjuar këtu. Përdorimi juaj i web faqes sonë pas ndryshimeve të bëra të kësaj Deklarate për privatësin, përbën pranimin e këtyre ndryshimeve të bëra që vijojnë. Kjo deklaratë për privatësinë ju tregon çfarë lloje të të dhënave mbledhim nga konsumatorët , si i shfrytëzojmë ato të dhëna dhe si mundeni të qaseni dhe ti ndryshoni infromacionet për ju. Derisa keni pyetje shtesë pë mbrojtjen e praktikës të privatësisë ose ndoshta do të donit tëmë shumë informata , ju lutem na kontaktoni në info@xtelecom.mk

Çfarë të dhëna personale mbledhim nga konsumatorët tanë?

Të dhënat e konsumatorëve mblidhen me qëllim që tju shërbejmë më mirë, ndërsa bëjmë përpjekje të arsyeshme me qëllim që të dhënave tuaja personale tu ofrojmë sigurim dhe me mençuri të menaxhojmë në atë. I mbledhim të dhënat personale të cilat shfrytëzuesit i japin gjatë blerjes së ndojnë produkti të Xtelecomit ose në rast se e përdorin web-faqen tonë. Për shembull, kur regjistroheni në Xtelecom, prej jush kërkojmë të lini të dhëna për emrin tuaj, e-mail adresën, adresën e vendbanimit, dhe numrin e telefonit. Nëse sërisht blini ndonjë produkt, nga ju do të kerkojmë të dhëna për adresën e dërgimit apo adresën e pagimit. Regjistrimi në Xtelecom është i patjetërsueshëm në rast se blini.

Çfarë të dhëna të tjera mbledhim për konsumatorët tanë?

Nëse prej nesh kërkoni tu porosisim produkt të blerë nga personi tjetër, prej jush do të kërkojmë emrin dhe adresen ose e-mail adresën e personit të cilit ia dërgoni apo rekomandoni produktin, sidhe emrin tuaj dhe kontakt të dhënat. Sistemi jonë ndjekë cili kërkues, internet provider (IP) dhe IP adresën që i përdorni për qasje në faqen tonë. Për të na ndihmuar ta kuptojmë shfrytëzimin e faqes sonë nga ana e vizitorëve tanë si dhe ta bëjmë më të mirë përvojën tuaj gjatë blerjes, ne automatikisht i mbledhim informatat në lidhje me atë se si e përdorni faqen tonë, si lëvizni nëpër faqe dhe cilat produkte i kërkoni, sidhe aktivitetin tuaj në lidhje me blerjen. Kur ndonjë vizitorë, kërkon faqe përkatëse ose bën porosi nga faqja e Xtelecomit, Web serverët tanë automatikisht ju idetifikojnë dhe vendosin HTTP kërkesën e cila është bërë pranë tyre, si vijon: • IP adresa e faqes e cila ndoshta ju ka udhëzuar. •IP adresa juaj. • Web faqja nga e cila jeni lidhur me ne. •TI Identifikuesi i produktit për verzionnin dhe markën e shikuesit ( për shembull Internet Explorer 7.0) •Sistemin toperativ që e shfrytëzoni (për shembull MAC OS, Windows, Linux).

Si I mbledhim këto të dhëna?

Kur regjistroheni në Xtelecom, ne I mbledhim të dhënat tuaja personale të cilat na I dorëzoni në profil të posaçëm, dhe në ndërkohë në këtë profil shtojmë të dhëna tjera personale të cilat na I dorëzoni. Gjithashtu mbledhim informata për produktet të cilat i blini dhe shfrytëzimet e tjera të faqes. Të dhënat e mbetura I mbledhim duke shfrytëzuar cookie-t.

Si I shfrytëzojmë cookie-t?

Cookie-t e përmirsojnë aftësin tonë për t'ju shërbyer . Në thelb, ata janë pjes të tekstit që web faqja (në shembullin konkret Xtelecom) I rruan në kompjuterin tuaj. Deri te cookie mund të arrihet përmes web-faqes gjatë vizitës tuaj të sërishme në faqen ton. Ka dy lloje të cookie-t: cookie-t aktualë dhe cookie-t të përhershëm. Cookie-t aktual ndalojnë menjëherë pasi ju të shkëputeni nga sesioni në internet. Cookie-t e përhershëm ruhen në hard disck-un tuaj derisa nuk harxhohen apo fshihen. Të dy llojet e Cookie-ve ju ndihmojnë të siguroni përvojë më të mirë si shfrytëzues pasiqë ata ndihmojnë në preferencat tuaja gjatë blerjes, informatat për shportën e harxhimeve dhe fjalëkalimin tuaj. Ne kuptojmë që jo ç'do kush dëshiron të lejoj shfrytëzimin e cooki-ve. Opcioni Help (Ndihmë) i instrumenteve te shumica e kërkuesve do tju tregoj se si ti çaktivizoni cookie-t, por ju rekomandojmë që ti lini cookie-t të kyqur me qëllim që plotësiht ti shfrytëzoni karakteristikat e blerjes që janë të kapshme në faqen tonë.

A duhet vizitorët të japin të dhëna personale që ta shfrytëzojnë web faqen tonë?

Nuk janë të nevojshme të dhënat personale për tu qasur apo lëvizni në faqen. Megjithatë, juve do tju kërkohet të regjistroheni apo të lini të dhëna personale nëse doni të blini nndonjë produkt. Gjithashtu të dhënat personale nevojiten nëse prej nesh këkoni informata apo ndihëme ose shfrytëzoni karakteristika të zgjedhura nga faqja jonë.

Çfarë ndodh nëse vizitori nuk I ofron të dhënat personnale nëpërmjet Internetit?

Keni të drejtë të kërkoni produkte nga faqja jonë

Si I mborjmë të dhënat personale të konsumatorëve tanë?

Të gjitha të dhënat tuaja personale rruhen në serverin me qasje të kufizuar. Këto servere I mban provajderi jonë I hostingut, ndërsa serverët të cilët I rruajnë këto të dhëna rruhen në pajisjen e mbyllur me qasje të kufizuar.

Si I shfrytëzojmë të dhënat për shfrytëzuesit tanë?

Ne I shfrytëzojmë të dhënat tuaja personale për përpunimin e porosive tuaja. Kjo përfshin për shembull, tju kontaktojmë me qëllim që ta vërtetojmë porosinë tuaj, përmbushje e porosisë dhe dërgesën e saj. Pranë kësaj, do ti shfrytëzojmë të dhënat për tju dërguar lajme nga Xtelecom apo njoftime të tjera promovuese, ose për tu përgjigjur kërkesave për informata apo ndihmë nga ana jonë. Gjithashtu, mund ti shfytëzojmë të dhënat tuaja personale për ti përmisuar shërbimet tona dhe qëllimet e biznesit. Për shembull, përkohësisht i mbledhim të dhënat e shfrytëzuesve si pjesë e servisimit të llogarive tona. Gjithashtu mundeni përkohësisht tju informojmë në lidhje me shërbimet të cilat i ofrojmë dhe të mbledhim informata për mënyrën se si mundemi ti përmirsojmë. Më në fund, i analizojmë informatat që na vijnë nga cookie-t në lidhje me qasjen e përdoruesve tanë dhe lëvizjen në faqen tonë, sidhe aktivitetet e tyre rreth shikimit dhe blerjes me qëllim që të përmirsojmë shërbimet dhe përvojën tonë në lidhje me blerjen e shfrytëzuesve tanë.

Si I ndajmë të dhënat personale me shfytëzuesit tjerë?

Mund të shkëmbejmë të dhëna me agjencionet qeveritare ose me kompani tjera të cilat na ndihmojnë në ndalimin e mashtrimit dhe hetimit. Këtë mund ta bëjmë në hapat e rradhës: (1) kur është e lejuar apo me ligj e theksuar; ose, (2) kur bëhen përpjekje për mbrojtjen e ndalimit apo mashtrimeve potenciale ose transakcioneve të pa autorizuara; ose, (3) gjatë hetimit të mashtrimit që ka ndodhur. Të dhënat nuk ju jipen këtyre kompanive me qëllim të reklamimit. Me qëllim që ti përpunojmë porositë dhe kërkesat tuaja, emri juaj, adresa, ndojnëherë edhe e-mail adresa ose numri i telefonit i dorëzojmë personave tjerë, si për shembull kompanitë pagesore dhe servise për ofrimin e dërgesave. Si persona të tretë mund të përdorim agjent, konsullat dhe kontraktorë për kryerjen e funksioneve në emrin tonë, duke përfshirë shërbime për kujdesin e shfrytëzuesve servisimin e llogarive, kërkimin e shfrytëzuesve marketing sigurimin e IT shërbimevedhe mbajtjen e evidencës. Këtyre personave ju mundësojmë hyrje në dokumentet personale për konsumatorët tanë me qëllim që të kryejmë këto funksione për ne. Ne nuk i autorizojmë që këto funkisone ti shfrytëzojnë për qëllime tjera. Pas gjithë kësaj, ne i ndajmë të dhënat tuaja personale kur vulletarisht shfrytëzoni zgjedhje karakteristike të caktuara nga faqja jonë. E mbajmë të drejtën ti ndajmë të dhënat personale ashtu siç është e kërkuar me ligj ose në bashkpunim me organet ligjore dhe ti zbatojmë Kushtet e Përgjithshme të cilat e rregullojnë shfrytëzimin e kësaj faqe ose për mbrojtjen e të drejtës, pronës ose sigurisë së XTelecom dhe shfrytëzuesit e tij.

Si i ndajmë të dhënat tjera të shfrytëzuesve me personat e tretë?

Mund të ndajmë të dhëna të cilat nuk janë personale ose të dhëna të cilat nuk e identifikojn personin për shfrytëzuesit tanë me grup njerëzish me të cilët ndajmë të dhëna personale, si dhe me personat e tretë, si për shembull shitës, agjent reklamues ose marketing kompani.

Si vizitorët e faqes sonë mund ti shikojnë apo ndryshojnë të dhënat që i mbledhim per ta?

Në ç'do kohë mund ta shikoni profilin tuaj personal në Xtelecom dhe të njëjtin mund ta korigjoni apo përditësoni duke u drejtuar në My Account area në web-faqen tonë. Mundeni edhe ti ndryshoni të dhënat personale si për shembull adresën e dërgimit apo mënyrën e pagesës gjatë porosisë duke shtypur Check Out ( cregjistrim ). Përfaqesuesit tanë për kujdesin e shfrytëzuesve janë në gjendje t'ju ndihmojnë gjatë kontrollimit apo ndryshimit të profilit tuaj personal ose heqjen e emrit tuaj nga lista jonë e kontakteve.

A mbledhim të dhëna personale nga fëmijët?

Faqja jonë nuk e ka për qëllim që të përdoret nga ana e fëmijëve, kurse kushtet tona të përgjithshme kërkojnë që të keshë mbushur më së paku 18 vjet që të përdorni faqen tonë.